Lajme

“Rroga e drejtorit sa e një zv.ministri”, Tedi Blushi: Si ia rriti rrogën Veliaj me një vendim flash Policisë Bashkiake, asgjë për familjet e pastreha

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se nuk ka dhënë asnjë ndihmë për familjet e pastreha. Përmes një mesazhi në Facebook, Blushi thekson se pagat për Policinë Bashkiake u rritën me 15-25%.

Blushi shton se; “Me anë të një projektvendimi flash, Veliaj i propozon me urgjencë Këshillit Bashkiak të Tiranës rritjen me ????????-????????% të pagave të policëve të tij!”.

Tedi Blushi
Tedi Blushi

REAGIMI I BLUSHIT

Erion Veliaj rrit me ????????-????????% pagat për Policinë Bashkiake dhe asnjë qindarkë familjeve pa strehë, të papunëve dhe personave me aftësi të kufizuar! Me anë të një projektvendimi flash, Veliaj i propozon me urgjencë Këshillit Bashkiak të Tiranës rritjen me ????????-????????% të pagave të policëve të tij!

Rroga e Drejtorit të Përgjithshëm sipas kërkesës së Veliajt do të bëhet ????.???? ????????????????????????????̈ ????????????????̈ ose baraz me nivel Zv/Ministri. Argumenti për këtë propozim është: “Rritja e çmimit të ushqimeve, energjisë elektrike dhe karburanteve”.

Por a ka krim më të madh se të rritësh rrogat e vartësve të tu dhe të mos i sjellësh Këshillit Bashkiak një propozim për rritjen e bonuesit të qerasë për të pastrehët, për rritjen e ndihmës ekonomike për të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar.

???? ???? ????????????????̈ ????????????????̈ i jep sot Veliaj një anëtari të komunitetit rom të papunë.

???? ???????? ????????????????̈ ????????????????̈ një personi me aftësi të kufizuar.

???? ???????? ????????????????̈ ????????????????̈ një qytetari të pastrehë që i ka shembur shtëpinë.

Po këto shtresa më të vuajtura të shoqërisë a nuk e ndjejnë më shumë se të gjithë rritjen e çmimeve të ushqimeve, të energjisë elektrike dhe karburantit?

Është e qartë se për Veliaj fokusi nuk janë të varfërit. Ai do t’u rrisë rrogat policëve bashkiakë që t’i motivojë më shumë të ndëshkojë qytetarët me gjoba arbitrare! Të mos u rritësh 1 qindarkë të varfërve që mezi e shtyjnë muajin dhe t’u shtosh rrogën vartësve është kriminale!