Lajme

Rrahu klientin në lokalin e natës, arrestohet truproja shqiptar në Maltë

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Maltë, pasi gjatë natës së ndërrimit të viteve teksa punonte si truprojë në një klub nate, plagosi rëndë një klient.

Riald Gragjevi, i cili jeton në Gjirin e Shën Palit, u arrestua pasditen e së mërkurës në aeroport teksa tentoi të largohej nga Malta.

Në deklarimet e para përpara autoriteteve, i riu shqiptar mohoi të ketë plagosur rëndë 25-vjeçarin Idriss Ahmed Adem jashtë lokalit në Paceville.

21-vjeçari shqiptar tha se ishte ai viktima e sulmit pasi u qëllua me një shishe nga 25-vjeçari.

Pamjet e sulmit brutal , të publikuara fillimisht nga Lovin Malta , treguan rreth pesë truproja duke shkelmuar dhe goditur një burrë të shtrirë në dysheme.

Kerber Es Ltd, kompania përgjegjëse për sigurinë në lokalin e natës, nuk ka pranuar të komentojë për shkak të hetimeve në vijim e sipër të policisë.

Riald Gragjevi u paraqit në gjykatë të enjten dhe u deklarua i pafajshëm, ndërkohë që ai u dërgua në paraburgim deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *