Rama: 2024 nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në BE
Kryeministri i vendit Edi Rama ka përcjellë një urim të veçantë për Kosovën për Vitin e Ri 2024.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se ky vit nis mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.
Kryeministri Rama uron për të gjithë shqiptarët e shqiptaret e Kosovës gjithçka që ju do zemra.
“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian. Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, shkruan Rama në Facebook./kanal24.top