Kronikë

Po kthehej në shtëpi, humb jetën në aksident 32-vjeçari shqiptar në Itali (FOTO)

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Bëhet fjalë për Eduart Hoxhën, babai i dy fëmijëve, i cili për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik, ku ndërsa udhëtonte me makinë, u përplas me një automjet tjetër.

Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

Aksidenti ndodhi kur ai sapo kishte mbaruar punën dhe po kthehej në shtëpi. Shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta.

Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij aksidenti të rëndë, që i mori jetën të riut shqiptar./euronews.al