Përndiqte Prej Një Viti Të Renë, Arrestohet 41-Vjeçari Në Maliq: U Fut Në Banesë Dhe Dhunoi Babain
Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 41-vjeçar të akuzuar për përndjekje.
Ai është kallëzuar nga një vajzë nga fshati Sheqeras, e cila ka deklaruar para uniformave blu se ai e përndiqte prej një viti. Po ashtu, ajo ka dëshmuar se ai vazhdimisht e përndiqte dhe në rrjete sociale duke e kërcënuar përmes mesazheve që i dërgonte.
![Policia](https://i0.wp.com/kanal24.top/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_20231218-121915_Chrome.jpg?resize=300%2C233&ssl=1)
Mësohet se 41-vjeçari me iniciale T.Sh. e ka përndjekur deri në banesë vajzën, dyshohet se edhe ka goditur babain dhe vëllain e vajzës. Pas kallëzimit, ai u arrestua menjëherë nga policia ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.