Kosova

Pamje nga Komorani, ku kosovarët po shkojnë masivisht në Gjermani, Zvicër… (VIDEO)

Me liberalizimin e vizave për Kosovën është rritur dukshëm edhe numri i atyre që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Disa shkojnë për herë të parë, disa për turizëm, e mund të ketë edhe të atillë që kërkojnë një jetë më të mirë.

Dihet që me liberalizim të vizave nuk mund të ketë një vend pune, pasi që duhet vizë pune për të punuar lirshëm, megjithatë, si në Aeroportin e Prishtinës, po ashtu edhe në stacionet e autobusëve vërehet fluks i shtuar i udhëtarëve që ose largohen nga vendi ose shkojnë për vizitë familjarëve të tyre apo edhe për turizëm.

Ballkani.info e ka siguruar një video sot nga Komorani, nga vendi ku zakonisht ndalen autobusët që udhëtojnë në linja jashtë Kosovës.

Aty shihet numër i madh i qytetarëve që presin të hipin në autobus.

Qytetarët i kanë thënë portalit tonë se çdo ditë në këtë vend ka numër të madh të autobusëve dhe udhëtarëve që shkojnë jashtë vendit.