Pamje e detaje të rënda nga aksidenti tragjik në Hungari – vetura e viktimave pas përplasjes u përfshi nga zjarri
Detaje e pamje të rënda janë publikuar nga aksidenti tragjik në Hungari, ku humbën jetën dy mërgimtarë nga Kosova, të rinj në moshë. Siç raportoi ekskluzivisht Sinjali, viktimat Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, familjarë mes vete, nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të rënda.
Kushtrimi e Jetmiri fatkeqësisht u aksidentuan me një kamion në Hungari, teksa po vinin në Kosovë. Pak sekonda pas përplasjes, vetura e viktimave u përfshi nga zjarri, me ç’rast njëri nga viktimat pësoi edhe djegie.
Lajmin për vdekjen e tyre tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e tyre, të cilët thanë se miqtë e të afërmit do të njoftohen për ceremonitë e varrimit.
” Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datë 05.01.2024, ne një aksident rrugor vdiqën më të dashurit tanë djali axhës, Kushtrim (Kujtim )Hoxhaj dhe dhëndërri Jetmir (Naser)Rexhepi. Vëlla, herët na le por për kaq sa të kishim ke mbushur e plotësuar jetët tona si askush tjetër. Dritë shpirti yt vllau ynë i dashur e i paharruar! Për datën dhe kohën e varrimit do ju njoftojmë me kohë!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Pamje të rënda nga aksidenti kanë publikuar mediat hungareze: