Show Biz

“Nuk dalin llogaritë”, aktorja shpërthen në lot gjatë intervistës

Taraji P.Henson është rraskapitur nga punët e saj në Hollywood dhe pagesat sa një fraksion i asaj që ajo mendon se vlen. Aktorja ka shpërthyer në lot gjatë rrëfimit për atë që ajo e quan hendek pagese.

Ajo u pyet nëse mendon të tërhiqet nga aktrimi dhe mes lotësh u shpreh se ndihet e pasigurt për karrierën e saj në ekran dhe faktori kryesor është paraja.

Taraji thotë se ajo vijon të mos paguhet siç duhet për role të rëndësishme edhe pse është një aktore shumë e famshme dhe e kualifikuar, gjë që ka arritur kulmin.

Ajo shpjegon se edhe nëse do të paguhej 10 milionë dollarë për një film, nuk i merr këto para sepse janë taksat që marrin një pjesë të madhe dhe më pas ajo duhet të paguajë edhe ekipin e saj.

“Nuk dalin llogaritë”, tha ajo dhe duket sikur kjo gjë e shqetëson prej kohësh.

Taraji thotë se ajo vijon të mos paguhet siç duhet për role të rëndësishme edhe pse është një aktore shumë e famshme dhe e kualifikuar, gjë që ka arritur kulmin.
Taraji thotë se ajo vijon të mos paguhet siç duhet për role të rëndësishme edhe pse është një aktore shumë e famshme dhe e kualifikuar, gjë që ka arritur kulmin.

Në intervistë ajo promovoi filmin e saj të ri, “The Color Purple”, por foli edhe për kontratën e “Benjamin Button” ku ka kërkuar 500 mijë dollarë dhe është paguar vetëm 100 mijë.

Aktorja ka luajtur shumë filma të rëndësishëm dhe ka fituar çmime, por sa herë që mendon se do tërhiqet, situata ndryshon në tavolinën e negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *