Një Tren Në Shqipëri Ecën Më 27 Km/H, Njësoj Sa Një Biçikletë Elektrike
Transporti hekurudhor kudo në botë po shtohet gjithnjë e më shumë. Trenat ekspres e kanë bërë më të lehtë udhëtimin e njerëzve jo vetë brenda shtetit, por edhe në shtete të tjera. Me mbi 180 km/h, trenat po shihen në Europë dhe jo vetëm, si mjeti më ekonomik dhe i shpejtë.
Por ndryshe ndodh në Shqipëri. Hekurudhat po zhduken, ndërsa projekti i qeverisë për të bërë linjën Tiranë- Durrës ka mbetur vetëm në letër 3D. Të vetmet linja që janë ende ekzistuese për transportin e mallrave apo njerëzve, janë ato që lidhin fshatrat e Durrësit me qytetin.
Në këto linja, shpejtësia e trenit është e barabartë me një biçikletë elektrike, 27km/h. Kjo shpejtësi, përkthehet ndryshe në vonesën e qytetarëve për të mbërritur në destinacion. Vëmendja e çdo qeverie, në 32 vite demokraci, nuk ka qenë asnjëherë tek transporti hekurudhor, e kjo ka bërë që ata trena që kanë ngelur, përveçse të konsumuar, kanë edhe një shpejtësi shumë të ulët.