Kuriozitete

Në Gramsh ura me dërrasa rrezik për të gjithë, fëmijëve u duhen 4 orë për të shkuar në shkollë

Fshatrat shqiptare, nga Veriu në Jug të vendit duket se janë lënë në harresë nga qeveria dhe pushteti vendor. Në shumë fshatra mungon infrastruktura, rrugët, urat, energjia elektrike dhe shumë më tepër se kaq.

Edhe në fshatin Holtas në Gramsh, qytetarët përjetojnë mesjetën duke kaluar nëpër ura druri. Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se fëmijëve iu duhen dy orë për të shkuar në shkollë dhe dy orë për të ardhur.

Por nuk është ky problemi i vetëm që ai ka. Qytetari thotë se për të shkuar në shkollë, fëmijët duhet të kalojnë nëpër një urë druri aspak të sigurtë. Me ardhjen e dimrit dhe shtimit të reshjeve të shiut dhe prurjeve, kalimi i urës bëhët i frikshëm dhe në disa raste edhe i pamundur.

Në Gramsh ura me dërrasa rrezik për të gjithë, fëmijëve u duhen 4 orë për të shkuar në shkollë
Në Gramsh ura me dërrasa rrezik për të gjithë, fëmijëve u duhen 4 orë për të shkuar në shkollë

Edhe në pamjet e mëposhtme mund të vihet re rreziku që kjo urë druri ka për qytetarët dhe fëmijët që duhet të kalojnë çdo ditë.

 

Gramsh Ura me drrasa
Gramsh Ura me drrasa