Në dijeni për arrestimet? Veliaj i tensionuar në Kongresin e PS, nuk dëgjoi as Ramën
SPAK ekzekutoi mbrëmjen e kësaj të premteje 15 urdhër-arrestet e para të lëshuara për aferën e inceneratorit të Tiranës. Për 5 prej tyre GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për 10 të tjerët “arrest me burg”, ku disa prej tyre ndodhen në qeli si Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Pëllumb Abeshi, e disa në kërkim; biznesmenët Mirel Mërtiri e Alqi Bllako.
Aksioni u ekzekutua pas përfundimit të Kongresit të Partisë Socialiste, i cili ka zgjatur për gjatë gjithë ditës. Por, gjatë Kongresit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur i tensionuar.
Edhe në fotografin e mëposhtme, Veliaj shfaqet i shqetësuar me telefon në dorë, ku nuk është i vëmendshëm për të dëgjuar as fjalimin e shefit të tij, kryeministrit Edi Rama.
GJKKO i ka firmosur urdhër-arrestet dy ditë më parë dhe nuk dihet nëse a ka qenë Veliaj në dijeni të tyre, por portreti i tij në fotografinë e mëposhtme tregon