Ndalohet avioni me 300 pasagjerë në Francë, dyshime për trafikim të njerëzve
Policia franceze ka ndaluar një avion me rreth 300 pasagjerë, përfshirë të mitur të pashoqëruar. Dy pasagjerë janë ndaluar nga policia për t’u marrë në pyetje, pas dyshimeve për trafikim njerëzor.
Sipas një burimi, pasagjerët mund të kenë planifikuar të udhëtonin në Amerikën Qendrore për të tentuar më pas hyrjen e paligjshme në SHBA ose Kanada.
“Në dijeninë time se kjo është hera e parë që një avion i tërë, përfshirë të gjithë pasagjerët e tij, është ndalur nën dyshimin për trafikim njerëzor. Krimi i organizuar ka një imagjinatë të shfrenuar”, Deklaroi Emmanuel Daoud, Jurist i specializuar në të drejtën penale ndërkombëtare.
Avioni po përgatitej për t’u furnizuar me karburant dhe gjithsej mbante 303 shtetas indianë, të cilët mund të kishin punuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkohë linja ajrore ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje “dhe gjithashtu është shprehur se është në dispozicion të autoriteteve franceze”.
Por shtuan se do të ndërmarrin veprime ligjore nëse prokurorët ngrenë akuza ndaj kompanisë.