Lajme

Mjekja: Rakia apo vera e bërë në shtëpi mund të çojnë deri në vdekje

Toksikologia, Suela Xhufi ka deklaruar se pijet alkoolike të prodhuar anë mënyrë artizanale shpesh herë mund të jenë të rrezikshme.

Rreziku sipas saj vjen nga hedhja e metanolit, që artizanët mund ta hedhin për ta bërë verën apo rakinë më të fortë. Ajo tha se intonsikimi mund të jetë më i fortë dhe pacienti mund të shkojë deri në vdekje.

“Nëse alkooli bëhet në kushte artizanale, mund t’i hidhet metanol, e cila është një substancë toksike.

Personi arrin nivelet më të larta të etanolit në gjak, që është alkool i pastër në këtë rast dhe intoksikimi është më i rëndë dhe pacienti mund të shkojë në vdekje shumë më kollaj, nga përdorimi i tepërt i metanolit. Flas për produktet e bëra në mënyrë artizanale, si vera, rakia, ponçi”,-tha Suela Xhufi./Euronews