Shkencë

Mjekët zbulojnë 5 mënyra si ta përmirësoni kujtesën tuaj

Problemet me kujtesën, mjegullina e trurit, janë ndër çështjet më të diskutuar nga studiuesit.

Sipas Dr Anisha, mjeke e përgjithshme, shumë të moshuar mbi 60 vjeç do të vuajnë nga mjegulla e trurit si pasojë e demencës ose problemeve të zemrës, raporton Dailymail.

Ajo shtoi se të moshuarit që vuajnë nga “mjegullina e trurit” janë si burrat edhe gratë, kurse të sëmurët më të rinj janë më shpesh gratë që janë duke përjetuar  menopauzën.

Këtu janë këshillat e saj për të përmirësuar kujtesën

Mbajtja e trupit tuaj të shëndetshëm

Aktivitetet që mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru janë çelësi për të mbajtur organin të shëndetshëm.

Ndaloni pirjen e duhanit, kjo do të ndihmojë që gjaku të rrjedhë në tru.

Zvogëloni konsumimin e alkoolit, arrini një peshë të shëndetshme dhe shëndeti i përgjithshëm është me të vërtetë i rëndësishëm për rrjedhjen e gjakut në tru.

Mësimi i një aftësie të re

Të kesh një aftësi mund të përmirësojë besimin tuaj, si dhe ta mbajë trurin në punë.

Të mësojmë gjëra të reja, veçanërisht kur të gjithë ndihemi të mbingarkuar, duke zgjedhur një hobi,

Gjërat e reja do të ndihmojnë në mbajtjen e trurit tonë aktiv, përmirësimin e përqendrimit dhe rritjen e kujtesës.

Flini shumë gjumë
Flini shumë gjumë

Sigurimi që flemë mjaftueshëm çdo natë, jo vetëm që mund të na ndalojë të ndihemi të lodhur, por mund të përmirësojë shëndetin e trurit dhe të na ndihmojë të mësojmë gjëra të reja në mënyrë më efektive.

Jini më të organizuar

Qëndrimi në krye të detyrave të përditshme mund të ndihmojë në ruajtjen e fokusit dhe të na ndalojë të harrojmë objektivat tona për ditën.

Ilustrim
Ilustrim

Kaloni kohë jashtë

Duhet të mbani mend se depresioni dhe ankthi do të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u përqendruar dhe menduar.

Studimet kanë treguar se kalimi i 30 minutave, pesë herë në javë, rreth dy orë në javë mesatarisht në natyrë është vërtetuar se përmirëson disponimin tuaj.