Lajme

Mediat greke: Presioni i Mitsotakis bëri punë, Rama njeh Belerin si kryebashkiak të Himarës

Një hap drejt de-përshkallëzimit pas presionit të bërë nga Kyriakos Mitsotakis.

Kështu e kanë cilësuar mediat greke, reagimin e bërë të enjten nga kryeministri Edi Rama për çështjen Beleri.

Mediat në vendin fqinj flasin për një “zhvillim të rëndësishëm në perspektivën e zgjidhjes së çështjes Beleri” pasi kreu i qeverisë deklaroi sot se dalja nga ngërçi për çështjen e Himarës mund të bëhet përmes ndërprerjes së qëndrimit të detyrë të kandidatit humbës. Pra, përmes dorëheqjes së kryetarit ende në detyrë, Jorgo Goro.

“Gjëja më interesante është se kryeministri shqiptar shprehet për këtë çështje në ‘X’ në vazhdën e diskutimit të fundit që pati me Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Këshillit Europian në Bruksel pak ditë më parë, ku Greqia shprehu kundërshtimet e saj për vazhdimin e kursit europian të Shqipërisë, ndërkohë që çështja Beleri përshkallëzohej,” shkruan Protothema.

Në këtë postim të bërë ditën e sotme, Rama siç interpretojnë grekët, njohu kështu Belerin si kryetar të Bashkisë Himarë.

Postimi i Ramës nuk ka kaluar pa u vënë re nga Athina zyrtare.

“Pranimi i arsyetimit të vendimit nga kryeministri shqiptar është një hap i rëndësishëm në procesin e kalimit të pushtetit në Bashkinë Himarë deri në përfundimin e procesit gjyqësor në pritje”, citon Protothema brumë të saj për të cilat thonë se postimin e Ramës e interpretojnë si një hap pas nga ana e palës shqiptare për të zbutur krizën mes dy vendeve.

“Dhe zoti Rama në përfundim të postimit të tij mund të theksojë se kjo është një çështje e drejtësisë dhe jo e qeverisë, arsyetimi i vendimit krijon një kusht pozitiv për zgjodhjen e ngërçit,” vijon artikulli i medias greke.

Kujtojmë se Greqia u bë pengesë në procesin e integrimit për Shqipërinë, duke mos lejuar mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, e cila pritej të mbahej brenda dhjetorit dhe ku pritej që të hapeshin grup-kapitujt e parë te negociimit me Bashkim Europian./A2 CNN