Më tha të kam parë në ëndërr….”, Shqipe Hysenaj akuza të forta ndaj Ganisë: Ndihem e ngacmuar s*ksualisht, është i varur nga alkooli!
Ka nisur me debate të forta ky “Prime” i “BBVK” ku Shqipe Hysenaj akuzon Ganinë për ngacmim seksual. Shqipja rrëfen se prej ditësh ai i jep shikime të “tepruara” dhe aspak normale që sipas saj janë ngacmime seksuale.
Sipas Shqipes, e gjithë kjo vjen si shkak i konsumimit të alkoolit duke e quajtur Ganinë të varur. Gjithashtu Shqipja tregon se ndihet e ngacmuar seksualisht, pasi Ganiu i kishte thënë që kishte parë ëndrra me Shqipen.
Pjesë nga Prime:
Shqipja: Shko kontrollo alkoolin sepse e pi që në mëngjes dhe nuk di ta mbarosh as deri në darkë. Kam dale nga kontrolli sepse isha në ankth.
Gjithçka nisi nga një konfliktit i ndodhur mes banorëve të Big Brother VIP Kosova, ku Ganiu dhe Shqipja patën një përplasjeje të ashpër që ka përfshirë akuza edhe për dhunë fizike.
Tensioni ka arritur kulmin kur Shqipja ka lagur Ganiun me kanaçe, një akt që ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të këtij të fundit, i cili pretendon se është goditur gjatë përplasjes.