“Më tha e kam rrogën 35 mijë Lekë”, moderatorja tregon si një emigrant u bë ndër më të pasurit në Shqipëri
Problemi më i madh i shqiptarëve është të pranojnë se personi përballë tyre ka punuar për të arritur pasurinë”, kështu u shpreh moderatorja Fjodora Fjora në emisionin “Opinion” në Tv Klan në lidhje me temën: A paragjykohen të pasurit në Shqipëri?
Ajo ka ndarë rastin e një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri, të cilin e ka njohur vite më parë, në kohën kur ai ishte emigrant dhe ka thënë se ke vlerëson shumë mënyrën se si ai ka punuar fort për t’u bërë i pasur.
Fjodora Fjora: Problemi më i madh i shqiptarëve është të pranojnë se ky personi që kanë përballë ka punuar për ta vënë pasurinë. Kjo është zilia jonë më e madhe. Ne jemi një vend i vogël ku trafiqet kanë mbizotëruar jetën tonë dhe e dimë se shumë para e zezë qarkullon në vendin tonë dhe kjo për ne është para që i ka ngritur njerëzit në katet e fundit të pallateve.
Unë sot kisha një debat dhe diskutoja pikërisht këtë temë. Njëri nga punonjësit tha “unë e kam rrogën 3500 lekë”, mu desh t’i shpjegoja që një nga më të pasurit në Shqipëri, të cilin kam pasur rastësisht fatin ta njoh që kur ishte emigrant në Vjenë para shumë vitesh, s’po ja them emrin se të gjithë e dimë, por respekt i jashtëzakonshëm, sepse këtë njeriun e kam parë në fillimet e veta të punojë shumë fort. Është i zgjuar, mënyra se si ka ditur të eci përpara se si ka ndërtuar pasurinë. Je djalë i ri, dil, ça, puno me ide! Sot mundësitë janë./tvklan.al