Lajme

“Më ngacmon”, vëllait i ‘erren’ sytë pas pretendimit të motrës së mitur, bën për spital mësuesin e saj

Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59-vjeçar ne Tepelenë. Policia e Tepelenës ka ndaluar një person, i cili është vëllai i një nxënëseje 13-vjeçare në shkollën 9-vjeçare te Tepelenës. Alvi Gumeni emigrant është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes se të motrës për ndihme pasi 13-vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59-vjeçar Kleanthi Laçi.

Vetë Alvi Gumeni është vetëdorezuar para pak në Policine e Tepelënes duke dhene shpjegimin e veta për dhunen qe ushtroi ndaj mësuesit te edukimit fizik Kleanthi Laçi nje dite me pare.

Foto pas trajtimit në spital mesuesi qe pretendohet ta kete ngacmuar nxënsën
Foto pas trajtimit në spital mesuesi qe pretendohet ta kete ngacmuar nxënsën

Ai e ndërmori ketë veprim ne kushtet e ndihmës qe i pati kërkuar e motra e tij nxënëse e Kleanthi Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmisë se te vellait te 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shume here seksualisht dhe për këtë ai u kthye ne Shqipëri për te ndërmarrë aktin qe kryer dje.

Ndërkaq ka dhënë dëshminë e saj edhe 13-vjeçarja e pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj Kleanthi Laçi, e cila është marrë në pyetje nga oficeret e policisë gjyqësore në prezence të psikologes.