Mashtroi Klientët Se Po Bënte Bamirësi, Blogerja Gjobitet Mbi 1 Milion Dollarë
Kompanitë e kontrolluara nga influencuesja italiane e modës Chiara Ferragni janë gjobitur me 1.075 milionë euro (1.18 milionë dollarë) për mashtrimin e klientëve mbi donacionet bamirëse të lidhura me shitjen e një Panetone Krishtlindjesh.
Autoriteti antitrust i Italisë (AGCM), i cili vendosi gjobën të premten, deklaroi se reklamat për panetonen, si dhe një çmim më i lartë, i mashtronin blerësit të besonin se ata po kontribuonin drejtpërdrejt në një bamirësi për një studim mbi kancerin e kockave në një spital në Torino.
Konsumatorët gjithashtu u mashtruan duke besuar se vetë Ferragni po bënte donacione për spitalin, kur në fakt ajo kishte bërë një pagesë të vetme për objektin prej 50,000 euro (rreth 55,000 dollarë) muaj përpara lançimit të panetones,kështu që shitjet e produkti nuk kishte fare efekt në donacionet bamirëse.
Panetonja e markës Ferragni, e bërë nga bukëpjekësi italian Balocco, shitej për më shumë se dyfishin e çmimit të të njëjtit produkt jo të markës së saj. Balocco u gjobit gjithashtu me 420,000 euro (rreth 458,000 dollarë) nga AGCM.
Ferragni numëron afro 30 milionë ndjekës në Instagram, dhe pothuajse 2 milionë të tjerë në llogarinë e saj të biznesit.