LAJM I FUNDIT – Tërmet në jug të Shqipërisë, ja magnituda dhe epiqendra…
Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në jug të vendit.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Euorpiane-Mesdhetare lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 3.1 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km në veriperëndim të Përmetit dhe ka patur një thellësi fokale prej 6 km.
Më konkretisht, qendra e tërmetit ka qenë në fshatin Limar të Këlcyrës, teksa mësohet se lëkundjet janë nsdjerë dhe në Gjirokastër dhe Tepelenë. Lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 19:22.