Kush është socialisti që do të shpllet non grata? Kreshnik Spahiu: Yuri Kim nuk largohet pa arritur qëllimin
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se një nga liderët socialist pritet të shpallet non-grata dhe të arrestohet para zgjedhjeve lokale.
Me këtë deklaratë ai iu referua intervistës së ambasadores Yuri Kim.
“Në bindjen time do të ketë një arrestim të balancuar, që do të thotë edhe për hir të një balance politike do të ketë arrestim të zyrtarëve të lartë socialistë edhe të politikanëve të lartë nga opozita. Unë kam bindjen dhe mendoj se e lexoj ndër rreshta ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Spahiu.
Sipas juristit, një nga arsyet pse Kim nuk deklaron një kufi të fundit të mandatit të saj është sepse duhet të përmbyllë një mision.
Spahiu u shpreh se pa u arrestuar zyrtarët e lartë që ata i quajnë “peshqit e mëdhenj” të politikës, por dhe pa u përmbyllur lista e zezë e personave non-grata, Yuri Kim nuk do të largohet.