Kryeministri ndryshon sërish strukturën e qeverisë, krijon një tjetër ministri! Kush është anëtarja e re e kabinetit “Rama
VALENTINA MADANI/ Kryeministri Edi Rama njoftoi dje për krijimin e një tjetër ministrie, atë të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit e Gjyqësorit e të Drejtave Themelore.
Krahas propozimit të Adea Pirdenit, në tryezën e kreut të shtetit pret për dekretim edhe emri i Blendi Gonxhes, i cili të hënën u propozua si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Nga zv.ministre e Drejtësisë te ministre e Antikorrupsionit
Adea Pirdeni ka përfunduar studimet në drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, prej të cilit zotëron edhe një diplomë të studimeve master në të Drejtë Publike. Ajo ka kryer vizita studimore në kuadër të programeve të shkëmbimit pranë Universitetit Humboldt Berlin (Gjermani) dhe pranë Universitetit të Kansasit (SHBA).
Që prej vitit 2008, znj. Pirdeni angazhohet si lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në disiplinat e së Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Kushtetuese të Avancuar, të Drejtës së BE dhe të Drejtës Administrative. Fushat kryesore kërkimore të saj janë aspektet kushtetuese të mirëqeverisjes dhe të drejtave të njeriut, integrimi evropian, si dhe reforma në drejtësi, për hartimin dhe implementimin e së cilës ajo ka kontribuuar si Eksperte e Sekretariatit Teknik pranë Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë.
Në vazhdën e eksperiencave profesionale, Pirdeni ka shërbyer ndër vite si trajnere e jashtme pranë Shkollës së Magjistraturës, Shkollës së Avokatisë së Shqipërisë dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.
Pirdeni ka një bagazh të gjerë angazhimi si eksperte ligjore në një numër projektesh të zbatuara nga institute dhe organizata vendase, si dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në asistimin në përmirësimin e performancës dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve qendrore të administratës publike, forcimin e kapacitetit për hetimin dhe ndjekjen e korrupsionit në Shqipëri dhe vendet fqinje në rajon, mbështetje për përgatitjen e përafrimit të legjislacionit për Kapitullin 23 të Acquis-së së BE në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë dhe monitorimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Prej shtatorit 2020, Adea Pirdeni shërben si zëvendësministre e Drejtësisë.