AKTUALITET

Komunikimi i Berishës me simpatizantët, Balla: Në “arrest shtëpie” ke të njëjtat ndalime si në “arrest me burg”

Në konferencën vjetori, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët e pranishëm edhe në lidhje me faktin nëse ish-kryeministri, Sali Berisha e ka thyer “arrestin në shtëpi” pasi komunikoi me simpatizantët e tij që ishin mbledhur poshtë pallatit ku ai jeton.

Balla tha se nuk i takon Policisë së Shtetit të bëjë koment për këtë aspekt, por sipas tij ligji e përcakton qartë ndalimet e një shtetasi që ndodhet në “arrest në shtëpi”, të cilat sipas tij janë të njëjta  me ata të “arrestit në burg”.

“Unë nuk dua që kësaj çështje t’i jap një ngjyrimi politike, këto janë raste që këta persona e kanë me drejtësinë.

Pavarësisht se sa i përket këtij rasti është një denoncim i bërë nga unë në cilësinë e deputetit dhe qytetarit të kësaj Republike.

Vazhdoj të mbetem i bindu që rasti “Partizani” është një tipik si në librat e kriminalistikës.

Sot në Shqipërie përballen dy botë, keni PS, grupin e saj parlamentar që nuk bën asnjëherë asnjë koment, për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh, keni edhe këtë rastin tjetër, që besoj se e dini fare mirë, dhe e kuptoni qartë që është një korrupsion i pastër i një funksionari publik i cili përdori firmën për përfitime të paligjshme apo lehtësim procedurash.

Dua të them se kam dëgjuar shumë interpretime, kodi është i qartë për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi i procedurës thotë se gjatë arrestit në shtëpi ke të gjithë ndalimet qe edhe në arrestin me burg.

Këtu është ndarja e dy botëve sa e respekton ligjin. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë e shteti sa përket shtetasit në fjalë.

I takon institucioneve të tjera të bëjnë koment për këtë”, tha Balla./tpz.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *