Kampionia e botës në kërcime me ski tani e tutje do të përfaqësojë Kosovën
Sophie Sorschag tani e tutje do të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski.
Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Federata Skitare e Kosovës (FSK), të cilët kanë arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, e cila tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare” – thuhet në njoftimin e Komitetit.
Tutje është treguar se 24-vjeçarja është kampione bote me Austrinë në ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.
“Marrëveshja mes drejtuesve të FSK-së, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Ljubljanë të Sllovenisë” – tregohet tutje.