Lajme

Ja si njoftoi për vdekjen e Liridonës vëllai polic i pjesëtarit të FSK-së që u arrestua

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se personi i tretë i cili ra në prangat e Policisë së Kosovës për vrasjen e rëndë të 33-vjeçares, Liridona Murseli natën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me burrin e saj Naim Murselin si dhe fëmijët, është Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kanon Kokalla , Liridona Ademaj.
Kanon Kokalla , Liridona Ademaj

Po ashtu, Sinjali mësoi se Kushtrim Kokalla është vëllai i zyrtarit policor, Kanon Kokalla, i cili shërben në Policinë Rajonale në Gjakovë.

Kanon Kokalla një ditë para arrestimit të vëllait të tij, Kushtrimit, në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” kishte reaguar për vrasjen e Liridonës.

Madje, i njëjti Liridonen e thërriste me një emër të dytë “Lili”, teksa tha se do ta kujtojnë me mallë.

“Zoti e mallkoftë dorasin! Do të kujtojmë gjithmonë me mallë Lili”, shkroi ai.

Kanon Kokalla
Kanon Kokalla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *