I numëruan të dashurit sot Kiarës, Arbana i kërkon Luizit t’i rri afër: Ajo vajzë ka nevojë për ty
Moderatorja e njohur Kiara Tito, është ndër më të komentuarat për shkak të lidhjeve të saj, si dhe ndryshimet e krijuara me Luizin, të cilin po e ‘to rturon’ shumë.
Që kur ajo është banore e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, komentet në lidhje me ish-të dashurinë e saj Butrint Imerin ishin të paprekur, e që nuk munguan si reagimet e të dhënave të fundit.
Mirëpo, ajo që ka marrë vendin e fundit për Kiarën u aludua se ajo ishte në një “romancë” me Mozzik dhe shkak u bën disa foto dhe veshjet e tyre.
Më parë, Mozzik publikoi një foto me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshile.
Më pas publikoi Kiara foto para pasqyrës me të njëjtin fustan dhe ndjekësit dyshuan se ata ishin bashkë.
Ndërkaq, Mozzik ka publikuar edhe një foto ku shfaqet me xhupin e gjelbër, të cilën e ka veshur edhe Kiara brenda shtëpisë së BBVA.
Pas ndarjes me Butrintin, Tito u përfol për një romancë me Young Zerkën.
Por, Kiara ka pranuar që dy ish të dashur të saj, e kanë ngacmuar me adresën false, por kjo tregon për një numër të madh lidhjesh nga ana e moderatores.
“Po, më ka ndodhur. Kam që kanë qenë adresa fallco, e shihja shpesh nëpër story. Dhe më pas e kam. Por mua më pëlqejnë këto gjëra. Ka qenë një nga dy ish-ët“.
Por, Kiara ka folur edhe për një të dashur që rrinte jashtë shtetit.
“Ai çohej në 8 shkonte në punë, mbaronte duke vinte në shpi, hante bukë, shkonte në palestër. Nuk kemi bashkëjetuar, por më shumë rrinim te shtëpia e tyre-tjetrit. Rrinim shumë bashkë. Zgjati goxha si lidhje. Ishint që na çuan në ndarje, nuk kanë lidhje me mua ose atë personalisht. Janë të tilla që të bëjnë të mbyllësh diçka. Punonte, jetonte jashtë shtetit“, ka treguar ajo.
Natën e sotme asaj i janë treguar, disa lajme ku përmendeshin dy nga ish të dashurit e saj. Kurse Arbana i kërkoi Luizit t’i qëndrojë afër. Arbana i tha ajo vajze ka nevoje per ty.