Lajme

Humbi vajzën në aksident/ Vangjel Tavo ka një mesazh prekës pas ngjarjes tragjike…

Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar në lidhje me tragjedinë familjare me të cilën u përball, ku vajza e tij humbi jetën në një aksident tragjik. Tavo shprehu mirënjohje për miqtë dhe dashamirësit të cilët i ofruan mbështetje për ditët e vështira.

Humbi vajzën në aksident/ Vangjel Tavo ka një mesazh prekës pas ngjarjes tragjike…
Humbi vajzën në aksident/ Vangjel Tavo ka një mesazh prekës pas ngjarjes tragjike…

Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës. Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë, por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne. Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.

I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë. Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj! Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju. Vangjel Tavo dhe Familja”, shkruan Tavo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *