Lajme

Haxhiu: Skandaloz rasti i hedhjes së pacientit nga Klinika Torakale, Prokuroria të hetojë shkaqet

Deputeti i PDK-së që është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur skandal të radhës rastin e hedhjes së një pacienti nga Klinika Torakale.

“Skandal pas skandali në shëndetësi! Pasi shkoi për trajtim në QKUK, pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale dhe fatkeqësisht vdes. Pse? Shkaqet ende mbeten pa u sqaruar”, ka shkruar Haxhiu.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Sipas tij, keq menaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, e po ashtu humbja e jetës së njerëzve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese.

“Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie”, shkruan Haxhiu.

Për rastin e sotëm ai ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit.

“Para pak vitesh Klinika Torakale ishte shembull i profesionalizimit dhe mirë menaxhimit, ndërsa sot është në rubrikën e lajmeve të zeza”, thekson Haxiu.