Hakerohet ONE! Fshihen serverat e kompanisë telefonike që vodhi shqiptarët
Duket se hakerat e Homeland Justice janë kthyer në Robin Hoodin e këtyre festave për shqiptarët.
Ata kanë hakeruar 5 petabajt nga të dhënat e kësaj kompanie. Një sasi të madh informacioni të fshirë nga serverat e One që do të thotë se nëse kompania telefonike nuk ka back-up për të dhënat e klientëve do të duhet të shpallë falimentin!
Aplikacioni i ONE ka dalë jashtë funksionit teksa qytetarët po e quajnë “larje të haqeve të tyre” me vjedhjet dhe mashtrimet e pafundme që kjo kompani ka bërë në kurriz të klientëve që i dhanë besimin dhe paratë e tyre.
Po qarkullojnë informacione se dëmi i bërë është shumë i madh dhe se aksionet e ONE kanë rënë drastikisht.
MESAZHU I HOMELAND JUSTICE:
“Misioni ka filluar (DDMC)
Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.
Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.
Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!
Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”.