AKTUALITET

“Goditja e ish-kryeministrit do të prodhojë radikalizim”, Bozdo zbulon hapat e ardhshëm të opozitës: Në javët në vijim, me apo pa Berishën…

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar cila do të jetë veprimtaria e opozitës ppas vendosjes në arrest shtëpiak të Sali Berishës.

Bozdo u shpreh se ajo që po ndodh me Berishën do të prodhojë radikalizim te mbështetësit e opozitës dhe te ajo vetë.

Ai theksoi se në javët dhe muajt në vijim, me apo pa Berishën pranë, opozita do të shumfëishojë aksionin e saj.

“Unë besoj se situata të tilla radikalizimi ndodhin kur forcës politike i bëhet një padrejtësi të madhe ose liderit të saj. Ndjenja e anëtarësisë dhe simpatizantëve është bashkimi për të përballuar të keqen. Kjo po ndodh. Kjo që po ndodh me Sali Berishën prodhon radikalizim. Kanë për të parë që në javët dhe muajt në vijim, me apo pa Berishën në shesh, opozita do shumëfishojë aksionin e saj”, u shpreh ai.