Lajme

Gjykata e Apelit fundos grupin Alibeaj-Bardhi/ Gjykata jep nioftimin e rëndësishëm për rrëzimin e kërkesës për

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e Grupit të Partisë Demokratike të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, për shkarkimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.

Apeli ka njoftuar gjithashtu se PD-ja është gjobitur me vlerën 1 mln lekë në lidhje me këtë situatë.
GJYKATA E APELIT TIRANË
V Ë R E N
Partia Demokratike e Shqipërisë është subjekt juridik i së drejtës, i krijuar mbi bazën e rregullave të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”. Partia Demokratike e Shqipërisë (në vijim referuar si PDSH) është regjistruar në regjistrin e partive politike.
Në datë 13.12.2021, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u depozitua kërkesa e PDSH-së, për pasqyrimin në të dhënat e regjistruara për këtë subjekt, të ndryshimeve në Statutin e partisë, si dhe të organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.07.2021. Në datë 28.12.2021, pranë gjyqtares së caktuar për shqyrtimin e çështjes, u depozitua një kërkesë, me të cilën i’u kërkua gjykatës që të shtohej objekti, duke u pasqyruar në regjistrin e partive politike, edhe vendimet e marra në Kuvendin Kombëtar të datës 18.12.2021. Me vendimin nr. 1337/218 Regjistri Themeltar, datë 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u vendos pranimi i kërkesës së PDSH-së dhe depozitimi i Statutit dhe vendimeve të dala
nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë i datës 17.07.2021.

Alibeaj dhe Berisha
Alibeaj dhe Berisha

Më herët, me vendim të ndërmjetëm gjykata e shkallës së parë refuzoi të pranonte kërkesën për shtim të objektit, duke i’u referuar edhe faktit se një tjetër kërkesë, për një Kuvend të datës 11.12.2021 të
PDSH-së, ishte regjistruare tashmë në gjykatë dhe se regjistrimet për të njëjtën parti politike duhej të ndiqnin rendin kronologjik nga pikëpamja kohore.
Në datë 12.04.2022, mbi bazën e ankimit të PDSH-së, çështja është paraqitur për gjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë. Ankuesi kundërshton vendimin e ndërmjetëm të gjykatës së shkallës së parë, që refuzoi të regjistrojë krahas vendimeve të Kuvendit të datës 17.07.2021, edhe ato të datës 18.12.2021. Mbi këtë bazë, ankuesi kërkoi ose prishjen e vendimit përfundimtar të gjykatës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim; ose ndryshimin e këtij vendimi dhe regjistrimin në regjistrin e partive politike edhe të vendimeve të marra në Kuvendin Kombëtar të datës
18.12.2021. Nëpërmjet shortit elektronik është përcaktuar si gjyqtare relatore e çështjes në apel, Znj. Irida
Kacerja.

Gjykimi i çështjes në apel ka filluar në datë 17.06.2022, ndërsa nuk ka mundur të përfundojë për shkak të mungesës së ankuesit, apo kërkesave të përfaqësuesve të tij. Në datë 22.12.2022, kur duhej të zhvillohej seanca gjyqësore e caktuar së fundmi, u depozitua në Gjykatën e Apelit kërkesa e ankuesit për përjashtimin e gjyqtares relatore Irida Kacerja. Duke i’u
3
referuar vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, me të cilin gjykata kërkoi nga përfaqësuesi i ankuesit, që të paraqitej me një autorizim të lëshuar në përputhje me rregullat e Statutit, ankuesi pretendon se gjyqtarja relatore, njëkohësisht edhe kryesuese e seancës gjyqësore, që komunikoi vendimin e mësipërm, kishte paragjykuar çështjen dhe se për këtë shkak duhej të përjashtohej nga gjykimi i saj.

Sipas përmbajtjes së procesverbalit të seancës gjyqësore të datës 20.12.2022, gjykata e apelit ndërsa pranoi kërkesën e përfaqësuesit të PDSH-së për t’i dhënë kohë të njihej me aktet, si një përfaqësues i caktuar rishtas, i kërkoi atij që të bënte rregullimet e duhura në autorizimin e lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, në përputhje me nenin 56 të Statutit të partisë.

Pas paraqitjes së kërkesës, në seancë gjyqësore, gjyqtarja Irida Kacerja deklaroi se nuk kishte asnjë shkak, për të cilin duhej të jepte dorëheqjen nga gjykimi dhe se kërkesa lidhur me autorizimin bazohej në një vendim të trupës gjyqësore dhe jo vetëm të saj, në cilësinë e relatores dhe drejtueses së seancës. Në po të njëjtën seancë, trupi gjykues vendosi të ndërpresë gjykimin, me qëllim shqyrtimin e
kërkesës për përjashtim.

Po atë ditë, bazuar në nenin 75 të Kodit të Procedurës Civile u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën, e cila bazuar në të njëjtën dispozitë shqyrtohet në dhomë këshillimi. Paraprakisht evidentohet se gjyqtarja, ndaj së cilës u paraqit kërkesa për përjashtim, nuk vlerësoi të parashtrojë një mendim me shkrim lidhur me të, duke qëndruar vetëm në deklarimin e saj në seancë, mbi mungesën e kushteve të papajtueshmërisë.

Lidhur me thelbin e çështjes, gjykata konstaton se shkak për kërkesën për përjashtimin e gjyqtares është vendimi i ndërmjetëm i gjykatës, lidhur me kushtet e autorizimit për përfaqësim në gjyq të ankuesit. Mbi këtë bazë, shtrohet për diskutim çështja nëse dhënia e vendimeve të ndërmjetme për çështje të caktuara, a përbën shkak për përjashtimin e gjyqtarit/gjyqtarëve, nga gjykimi i çështjes?
4
Gjykata evidenton se e drejta për tu gjykuar nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, përbën një nga komponentët më të rëndësishëm të procesit të rregullt gjyqësor. Aktet ndërkombëtare dhe ligji i brendshëm, garantojnë respektimin e kësaj të drejte themelore. Po ashtu, në aspektin e brendshëm evidentohet një jurisprudencë e pasur e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka analizuar nocionin e gjykatës së paanshme, si element i procesit të rregullt gjyqësor. Gjykata Kushtetuese, nën frymën edhe të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ka theksuar se gjykimi nga një gjykatë e paanshme është një nga elementet e rëndësishëm të procesit të rregullt ligjor, i garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i
KEDNJ-së.

Një gjykatë duhet të jetë e paanshme jo vetëm formalisht, por edhe në mënyrë të shprehur. E drejta për t’u gjykuar përpara një gjykate kompetente, të pavarur dhe të paanshme, të caktuar me ligj, kërkon që drejtësia jo vetëm duhet të bëhet, por ajo, gjithashtu, duhet të shikohet që bëhet (shih vendimet nr. 38, datë 15.10.2007; nr. 25, datë 11.06.2013; nr. 6, datë 16.02.2015 të Gjykatës Kushtetuese).

Gjyqtari është personalisht i paanshëm, derisa njëra nga palët, gjatë rrjedhës së procesit, të mos paraqesë prova për të kundërtën. Paanshmëria nënkupton që gjyqtarët nuk duhet të fshehin paragjykime rreth çështjes të vënë përpara tyre dhe se ata duhet të mos veprojnë në mënyra që nxisin interesat e njërës palë. Gjyqësori kërkohet të sigurojë që procedurat të drejtohen ndershmërisht e drejtësisht dhe që të respektohen të drejtat e të gjitha palëve.

Paanshmëria e vërtetë dhe të hequrit si i paanshëm janë që të dyja themelore për ruajtjen e respektit ndaj drejtësisë. Parimi i paanshmërisë ka në vetvete elementin e vet subjektiv, i cili lidhet ngushtë me bindjen e brendshme që krijon gjyqtari për zgjidhjen e çështjes në gjykim, si dhe elementin objektiv, me të cilin kuptohet dhënia e garancive të nevojshme për gjykim të paanshëm nga vetë gjykata, përmes mënjanimit prej saj të çdo dyshimi të përligjur në këtë drejtim (shih vendimin nr. 12, datë 13.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese).

Ndër të tjera, gjykata duhet të jetë e kujdesshme dhe të marrë parasysh veçanërisht problemin e përbërjes së trupit gjykues, në mënyrë që të mënjanohen nga gjykimi i çështjes gjyqtarët që nuk kanë garancitë e kërkuara për paanshmëri në kuptimin objektiv (shih edhe vendimet nr. 38, datë 15.10.2007; nr. 7, datë 07.03.2011; nr. 36, datë 26.07.2011 të Gjykatës Kushtetuese).
5
Jurisprudenca e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese ka evidentuar se ky parim duhet të respektohet në çdo shkallë të gjykimit. Për Gjykatën është konsideruar “gjykatë e njëanshme” trupi gjykues, në përbërje të të cilit ka qenë i pranishëm qoftë edhe vetëm një gjyqtar, i cili, në këndvështrimin objektiv, nuk jepte garanci për një gjykim të paanshëm.

Gjykata ka theksuar se thjesht dhe vetëm pjesëmarrja e një ose më shumë gjyqtarëve në një procedim të mëparshëm, pavarësisht nga ndikimi i pranisë dhe i mendimit të tyre në të gjithë trupin gjykues, është një arsye e mjaftueshme dhe njëkohësisht një garanci më pak për kërkuesin, tek i cili është krijuar dyshimi i bazuar se gjykata nuk ka qenë e paanshme në shqyrtimin e çështjes së tij (shih vendimet nr. 48, datë 30.07.1999; nr. 21, datë 29.04.2010; nr. 49, datë 10.07.2015 të Gjykatës Kushtetuese). Në kuptim të nenit 42/2 të Kushtetutës, respektimi i parimit të paanshmërisë verifikohet duke zbatuar dy teste: testin subjektiv, i cili në thelb kërkon të provuarit e faktit që bindja personale ose interesi i një gjyqtari kanë ndikuar në vendimin e gjykatës, si edhe testin objektiv, i cili kërkon të provuarit nëse gjyqtari ka ofruar garanci të mjaftueshme për të përjashtuar çdo dyshim të arsyeshëm në këtë drejtim (shih vendimin nr. 18, datë 03.05.2007 të Gjykatës Kushtetuese).

Në kuptim të testit subjektiv, paanshmëria e gjyqtarëve duhet të prezumohet derisa të provohet e kundërta (shih vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr. 7, datë 11.03.2008; nr.11, datë 02.04.2008; nr. 23, datë 04.11.2008) . Për sa i përket testit objektiv, ai nënkupton se veç sjelljes personale të
çdo anëtari të trupit gjykues, duhet të provohet nëse ka fakte bindëse, të cilat vënë në dyshimpaanshmërinë. Në këtë kuadër edhe dukja e jashtme mund të ketë një farë rëndësie.

Për rrjedhojë, kur vlerësohet nëse në një çështje konkrete ka një arsye të përligjur që rrezikon paanshmërinë e një trupi gjykues, këndvështrimi i atyre që paraqesin këtë pretendim ka rëndësi, por vendimtar mbetet përcaktimi nëse ky dyshim është objektivisht i justifikueshëm (shih vendimet nr. 10, datë 02.04.2009; nr. 25, datë 10.06.2011; nr. 47, datë 07.11.2011; nr. 49, datë 10.07.2015 të Gjykatës
Kushtetuese).

Me qëllim garantimin e paanësisë së gjykatës, Kodi i Procedurës Civile, në nenin 72 të tij, ka përcaktuar rastet kur gjyqtari nuk mund të marrë pjesë në gjykimin civil, për çka duhet të heqë dorë nga gjykimi, apo të përjashtohet kur një gjë e tillë kërkohet nga pjesëmarrësit në proces.
Nga tërësia e shkaqeve të papajtueshmërisë, rezulton se ato lidhen me konfliktin e interesit që rezulton për çdo rast konkret, me raportet që ekzistojnë mes gjyqtarit dhe çështjes, apo gjyqtarit dhe palëve pjesëmarrëse në proces. Rrethanat që e bëjnë të papajtueshëm rolin e gjyqtarit në një
6
gjykim të caktuar, duhet të jenë të tilla që të pengojnë ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore të paanshme. Në kërkesën objekt shqyrtimi kërkuesi vë në dyshim paanësinë e gjyqtares relatore dhe drejtuese të seancës, bazuar në fakte, që lidhen me ushtrimin prej saj të detyrës në shqyrtimin e çështjes.
Konkretisht, shkaku i përjashtimit lidhet me një vendim të ndërmjetëm, funksion ky gjyqësor në kompetencë të trupës, kontrolli i të cilit kryhet nëpërmjet rregullave të ankimit gjyqësor. Qartazi konstatohet se mbi gjyqtaren nuk ka asnjë pretendim për konflikt interesi, duke referuar si shkak
përjashtimi marrjen e një vendimi të ndërmjetëm nga ana e gjykatës së apelit, që sipas kërkuesit afekton edhe zgjidhjen në themel të çështjes.

Është pikërisht ushtrimi i funksionit gjyqësor, në përmbushje të përgjegjësive ligjore, baza mbi të cilën kërkohet përjashtimi i gjyqtares, për arsye
se vendimi i ndërmjetëm nuk është mirëpritur nga kërkuesi. Nisur nga këto rrethana, gjykata vlerëson se mungojnë arsye serioze për të besuar se paanësia e gjyqtares Irida Kacerja në lidhje me gjykimin e çështjes është e rrezikuar, për sa kohë që nuk rezulton që të evidentohen interesa
apo gjykime personale, që lidhen me thelbin e pretendimeve të ngritura në ankim.

Gjykata vlerëson se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit për shkak të vendimeve të ndërmjetme, jo vetëm që nuk gjen mbështetje ligjore, por përkundrazi vjen ndesh me parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjykatës. Është detyrë e gjykatës që të verifikojë prezencën e palëve në proces apo të përfaqësuesve të tyre, përfshirë tagrat e përfaqësimit.

Në rastin konkret, me vendimin që shtyu seancën gjyqësore, gjykata kërkoi që përfaqësuesi të ketë tagrat e nevojshme të përfaqësimit. Nëse ky vendim i ndërmjetëm ishte i paqartë, apo nuk u kuptua nga përfaqësuesi i ankuesit, ai mund të kërkonte sqarime nga gjykata lidhur me aspekte të veçanta që kërkoheshin të plotësoheshin, sikundër mund të argumentonte bindshëm se ai i kishte tagrat e përfaqësimit, nëse vlerësonte ndryshe.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe veprimi procedural i PDSH-së ishte kërkesa për përjashtim të gjyqtares. Në mungesë të një arsye serioze, që do të vinte objektivisht në dyshim paanësinë e gjyqtares relatore, kërkesa për përjashtimin e saj vlerësohet e pabazë. Në lidhje me këtë, vlen të përmendet se në çështjen Gjon Boçari k. Shqipërisë (Ankimi NR. 10508/02) Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur se: “Lidhur me paanësinë objektive, gjykata tashmë ka konkluduar se fakti i thjeshtë që gjyqtari ka marrë vendim, në vetvete nuk mjafton për të mbështetur dyshimet rreth paanësisë së tij. Ajo që ka rëndësi është qëllimi dhe natyra e veprimeve që kryen ai gjatë
7
procesit gjyqësor. Në të njëjtën mënyrë, njohuritë e detajuara të gjyqtarit mbi çështjen, nuk përbëjnë ndonjë shkak për të dyshuar mbi paanshmërinë e tij gjatë marrjes së vendimit në themel.” Po ashtu, sa i përket parimit të paanësisë së gjyqtarit në lidhje natyrën e pretendimit të kërkuesit për vendimmarrjet e mëparshme të gjyqtarëve, gjykata mban parasysh edhe jurisprudencën e gjykatave me reputacion të lartë ndërkombëtar për standarde ligjore, siç është edhe Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila në vendimin e dhënë prej saj në çështjen Liteky et al k. Shteteve të Bashkuara të Amerikës [510 U. S. 540 (1994)], ka shfaqur një kuptim me këmbë në tokë, të parimit të paanësisë së gjyqtarit.

Konkretisht në këtë çështje, Gjykata Supreme shprehet se: “Ashtu siç gjyqtari Jerome Frank ka theksuar me forcë: “Paanshmëria nuk është naivitet. Mos-interesimi nuk duhet barazuar me pafajësinë e një fëmije. Nëse gjyqtari nuk formon gjykime për aktorët e të ashtuquajturave drama gjyqësore që zhvillohen në gjykatë, ai nuk do të mundet kurrë të marrë një vendim.” Në këtë vendim, arsyetohet edhe se: “Së pari, vendimet e gjykatës në vetvete, pothuajse asnjëherë nuk përbëjnë bazë të vlefshme për pretendimet e paragjykimit apo anshmërisë së gjyqtarit […] Së dyti, mendimet që formon
gjyqtari në bazë të fakteve apo ngjarjeve që verifikohen apo ndodhin gjatë procesit, apo para tij, nuk përbëjnë bazë për pretendime për paragjykim apo anshmëri, përveç nëse ato nxjerrin në pah një favorizim apo antagonizëm të rrënjosur thellë, që mund të bëjë të pamundur gjykimin e
ndershëm të çështjes.”

Si përfundim, gjykata vlerëson se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja nuk ka asnjë bazë, që të pranohet dhe se ndryshe nga pretendimi, nuk verifikohet asnjë arsye që objektivisht e bën atë të duket jo e paanshme në raport me subjektin ankues. Referuar këtij përfundimi, sjelljes së kërkuesit në proces dhe bazuar në nenin 76, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Civile, duhet aplikuar sanksioni ligjor i gjobës në shumën 10,000 lekë.

PËR KËTO ARSYE
Gjykata e Apelit Tiranë, bazuar në nenet 72, 74, 75 dhe 76 të Kodit të Procedurës Penale
8
VENOSI :
– Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e
gjyqtares Irida Kacerja.
– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
– Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë.
– Ky vendim është i formës së prerë.
– Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia
Demokratike e Shqipërisë.
Tiranë, 12.01.2023.
GJYQTARE
Edlira PETRI