Lajme

Giorgia Meloni E Sëmurë, Mjekët E Detyrojnë Të Qëndrojë Në Shtrat Dhe Në Errësirë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shtyrë konferencën e saj të fundvitit për në 4 janar, për shkak të gjendjes jo optimale shëndetësore. Sipas mediave italiane, Meloni ka një problem me ‘otolitet’ që e ka detyruar të qëndrojë e shtrirë në shtrat dhe në errësirë për gati dy ditë.

Mbrëmjen e së mërkurës, Meloni u vizitua në shtëpi nga një mjek ORL, i cili diagnostikoi ‘sindromën otolitike’ dhe kreu manovra për zgjidhjen e situatës.

Fillimisht, sqarojnë bashkëpunëtorët e kryeministrit, mendohej se simptomat si humbje ekuilibri dhe marrje mendsh që iu shfaqën Melonit, ishin pasojat e gripit