Lajme

Gazetarja angleze: Kam 4 vite që mësoj shqipen, pa libër, pa mësuese, pa shkollë

Gazetarja angleze Alice Taylor ka treguar eksperiencën e saj si e sapo diplomuar në gjuhën shqipe.

Gazetarja tha se ky provim kishte qenë disi i vështirë për të e madje kishte menduar edhe se mund të ngelte, por arriti të diplomohej me notën 7. Sipas saj vështirësitë më të mëda ajo i ka pasur në gramatik, pasi gjuhën shqipe e ka mësuar pa mësues e pa lexuar libra.

Gazetarja angleze Alice Taylor ka treguar eksperiencën e saj si e sapo diplomuar në gjuhën shqipe.
Gazetarja angleze Alice Taylor ka treguar eksperiencën e saj si e sapo diplomuar në gjuhën shqipe.

“Kam katër vite që mësoj gjuhën shqipe. Para lindjes së Deas, unë dija përshëndetjet, gjërat bazike. Por unë kam mësuar pa libra, pa mësues, pa shkollë. Kam libra në shqip, por nuk kam lexuar”, ka deklaruar ajo në emisionin “Good Morning Albanians” në EuronewsAlbania.

“Unë mësoj më mirë dhe më shpejt nga kominikimi, e nga njerëzit. Unë mësoj në shkollë por e harroj pas dy minutash. Nga komunikimi me njerëz mësoj më shumë”, tha Alice Taylor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *