Lajme

Gazetari: Berisha e bëri me qëllim arrestin, do që të ngrejë kauzën opozitare

Gazetari Arbër Hitaj është shprehur se e gjitha kjo që po ndodh me Berishën është e qëllimshme nga vetë ky i fundit.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai theksoi se Berishës i ka shijuar viktimizimi duke nënvizuar se këtë politikë e ka ndjekur ish-kryeministri që nga fillimi.

“Berishës i ka shijuar viktimizimi. Është një llogari e pastër politikisht. Berisha nuk ka pasur ndonjë betejë më të madhe me drejtësinë më shumë se kaq. Dhe këto cic mice që po gjejnë hapësira juridike , janë kërkesa të bëra nga avokatët e Berishës. Kjo është një politikë që e ka bërë Berisha që nga fillimi. Vetë e ka emëruar gjyqtaren”-tha ai.