Show Biz

Gani Germia lë përfundimisht shtëpinë e BBVK2

Të gjithë banorët pothuajse kanë debatuar me Ganinë, të cilët edhe janë duke u ankuar për ofendimet dhe kontradiktat e tij.

Në klipin dedikuar Ganisë u shfaqën pamje të tij duke e konsumuar alkoolin edhe fshehurazi, pasi ai është akuzuar se po pi alkool në masë të madhe.

U shfaqën momente të debateve të ndryshme me banorët e shtëpisë.

Por, me përfundimin e klipit, Gania mori vendimin që ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke thënë se dëshiron t’i ndërprejë rrugët.

“Nuk kam asnjë koment për këtë videomontazh, ishte kënaqësi me këtë reality show, këtu i ndërprejmë rrugët, u bë boll, mu ka lodhë shpirti, unë kom me dalë me një vendim zyrtar, por këtu i ndajmë rrugët faleminderit”, tha Gania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *