Fabrika ku punonte Bedrie Loka në pronësi të Zaimina Vasjarit, reagon këngëtarja: U përpoqa…
Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari ka reaguar për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila la pas katër fëmijë.
Vasjari në mesazhin e saj të ndarë në rrjetet sociale ka bërë me dije se 41-vjeçarja që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë ishte një punonjëse e shkëlqyer e kompanisë së saj.
Gjithashtu në mesazhin e saj, Zaimina nuk kursen kritikat as për mediat që e “shitën” lajmin e vdekjes së Bedries si një bullizëm nga ‘Tik Tok’-u dhe neglizhuan dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i 41-vjeçares tashmë i prangosur.
“Tani do prehesh në paqe Bedrie. U përpoqa shumë dje të zbardhja historinë tënde nga lajmi i rrem që portalet të përfshinë por për fat të keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar se ndoshta është shumë e dëgjuar por historia e TikTokut do të ishtë një lajm më i klikuar. Për fat të keq sot dhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonje, e fortë, një nga punëtoret më të shkëqyera të kompanisë sonë, e ndershme dhe një një nënë shembullore. Ngushëllime të përzemërta familjarëve”, shkruan Zaimina Vasjari.