Rajoni

EMRAT+PAMJET/ Mbushën me kokainë Korfuzin, shkatërrohet banda shqiptare, mes tyre i kërkuari nga Interpoli dhe ish-polici grek

Policia greke ka arrestuar 14 persona si dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal që shpërndanin kokainë në ishullin e Korfuzit.

Mes të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim janë 11 shtetas shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Saranda.

Ndër të arrestuarit është edhe një i kërkuar nga “Interpol Tirana” si dhe një ish polic grek.

Sipas policisë greke ky grup kriminal funksiononte prej shtatorit 2022 duke qarkulluar rreth 1.5 kg kokainë, nga të cilat 950 gram janë sekuestruar nga policia.

Gjatë operacionit të djeshëm mësohet se janë sekuestruar edhe 1 pistoletë, 5600 euro, 2 automjete dhe 8 celularë.

Disa prej personave të arrestuar mësohet se ndodheshin në burg, të arrestuar më parë. Mes personave të arrestuar është edhe Enivled Aliaj, 39 vjec nga Saranda.

Enivled Aliaj rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “dhunë në familje”.

Aliaj rezulton i arrestuar edhe më parë në Korfuz në 14 prill 2023, në lidhje me urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria.

Personat e arrestuar janë:

Romeo Bici, 38 vjeç

Bernard Arapi, 32 vjeç

Edlira Qendro, 45 vjeç

Enivled Aliaj, 39 vjeç

Donald Aliaj, 36 vjeç

Endri Hoxha, 32 vjeç

Klement Hoxha, 42 vjeç

Nikolas Paktitis, 39 vjeç

Anastasia Simati, 25 vjeç

Dhimitra Handrinou, 29 vjeç

Theodhoros Petropulos, 31 vjeç

Kristoforos Athanasios, ish-polic grek

Andreas Komianos

Theodhoros Kurkulos

Në kërkim u shpallën:

Laert Beleri, 48 vjeç

Anest Bino, 35 vjeç

Mirel Mustaka, 49 vjeç

Miklovan Deneko, 37 vjeç

Olena Ivanova, 35 vjeç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *