Ekstradimi nga SHBA i 60-vjeçarit, Balla: Askush s’mund t’i fshihet drejtësisë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ekstradimin nga SHBA të 60-vjeçarit Albert Shkëmbi, i cili ishte dënuar me 12 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Përmes një postimi, Balla thotë se sundimi i ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund.
Ai shtoi se askush nuk do të mund t’i fshihet përballjes me drejtësinë.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
???? Një tjetër rezultat i mirë i Policisë së Shtetit, e cila falë bashkëpunimit me DSS/OCIU U.S. Embassy-Tirana dhe United States Marshals Service bënë të mundur lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin sot të një shtetasi të dënuar me 12 vite burgim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i cili fshihej në Neë Jersey, SHBA. Sundimi i ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet përballjes me drejtësinë!
#vetëmpërpara➡️