Lajme

Edhe këtë muaj do të ndahen nga 50 euro për punëtorët e sektorit ….

Qeveria e Kosovës ka vendosur që edhe për muajin  janar të ndahen nga 50 euro shtesë për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Kjo mbështetje sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati tha se kjo vazhdimësi e kësaj mase do të bëhet që të mos ketë ndonjë hendek deri hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Monedha 50 Euro
Monedha 50 Euro

“Bëhet fjalë për vazhdimin e shtesës për punëtorët e shëndetësor duke marrë parasysh që Ligji i Pagave pritej të hynte në fuqi në vitin e ardhshëm kurse shtesa ka qenë e paraparë deri në fund të vitit fiskal aq sa ka pas mbulueshmëri. Ju ftoj ta vazhdoni këtë shtesë edhe për muajin janar në mënyrë që të mos ketë ndonjë hendek për sa i përket tranzicionit deri në ligjin e pagave. Ky propozim ka të bëjë edhe me Pakon për Përballje me Inflacionin. Ju ftoj që edhe për ketë muaj ta mbështesni masën prej 50 euro në kuadër të kësaj pakoje për punëtorët e sektorit publik”, tha Murati.

Kujtojmë se Ligji i Pagave pritet të hyjë në fuqi në muajin shkurt ndërsa ende nuk dihet koeficienti i pagës.