Lajme

E dhimbshme: Vdes tragjikisht në moshë të re mërgimtari në Suedi

Mërgimtari nga Mitrovica, Gazmend Osmani, ka humbur jetën tragjikisht në Stokholm të Suedisë.

I riu do të varroset nesër, në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Familja ka njoftuar se sot e kanë sjellë në Kosovë trupin e tij.

“Te Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi! Të dashur miqë shokë dashamirë ju njoftojm se sot me date 10.01.2024 sjellim ne vendlindje me te dashurin tone. Gazmend (Hysen)Osmani. Varrimi i te ndjerit behet neser me 11.01.2024 ne ora 13:00 ne fshatin Kopiliq te Skenderajt. All-llahu e mëshiroftë me xhenetin Firdeus”, ka njoftuar familja.