Drejtpërdrejt: Të rejat nga tërmeti shkatërrues në Türkiye
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türiyes (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.6 goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT) dhe kishte qendër në qarkun Pazarcik të provincës Kahramanmaras.
“Për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zi kombëtare për një periudhë shtatëditore. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, 12 shkurt 2023, në të gjitha përfaqësitë e vendit tonë dhe të huaja” tha Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.
6 Şubat 2023 tarihinde ülkemizde meydana gelen depremler sebebiyle yedi gün süreyle millî yas ilan edilmiştir. Bütün yurtta ve dış temsilciliklerimizde 12 Şubat 2023 Pazar günü güneşin batışına kadar bayrağımız yarıya çekilecektir. pic.twitter.com/WsXvTpyr6y
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 6, 2023
18:33 Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Türkiye
Të paktën 1.651 persona kanë humbur jetën dhe 11.119 janë lënduar nga tërmetet në Türkiye, ka konfirmuar ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
18:13 Siri, afro 1 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti
Të paktën 968 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 2.400 janë lënduar në Siri pas një serie tërmetesh të fuqishme në Türkiyen juglindore që tronditën rajonin më të gjerë herët të hënën.
17:53 Siri, të paktën 810 persona të vdekur dhe mijëra të plagosur nga tërmeti
Të paktën 810 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.315 të tjerë janë lënduar në rajone të ndryshme të Sirisë si pasojë e tërmeteve me epiqendër në qytetin Kahramanmaraş të Türkiyes.
17:15 Mbi 1.500 të vdekur nga tërmetet në Türkiye
Të paktën 1.541 persona humbën jetën dhe 9.733 morën lëndime nga tërmetet në Türkiye, konfirmoi zëvendëspresidenti i Türkiyes, Fuat Oktay.
15:30 Numri i viktimave shkon në 1.498
AFAD: Numri i të vdekurve nga tërmetet në Türkiye rritet në 1.498, numri i të lënduarve në 8.533
15:05 Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Türkiye
AFAD njoftoi se 1.121 persona humbën jetën, 7.634 qytetarë u lënduan dhe 2.834 ndërtesa u shkatërruan nga tërmetet me epiqendër në zonën e Kahramanmaras, në Türkiye.
13: 35 Fillon grumbullimi i ndihmave dhe aksioni për dhurimin e gjakut
Në gjithë Türkiyen po mblidhet ndihma për të prekurit nga tërmeti, njerëzit presin në radhë për të dhuruar gjak.
Pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën sot jugun e Türkiyes, në mbarë vendin ka filluar grumbullimi i ndihmave për banorët e rajoneve të prekura nga tërmeti, si dhe aksionet e dhurimit të gjakut për të lënduarit.
Në qytetet anembanë Türkiyes, organizatat humanitare dhe shoqatat e qytetarëve kanë nisur aksionet për mbledhjen e ndihmave për banorët e Kahramanmaras dhe qyteteve përreth që u goditën më rëndë nga tërmete.
Në Erzurum, Kutayi, Agriju, Kirsehiru, Vanu, si dhe në shumë qytete të tjera, janë vënë re radhë të gjata përpara qendrave të dhurimit vullnetarë të dhënies së gjakut, të Gjysmëhënës së Kuqe.
13:30 Dy studentë nga Maqedonia e Veriut të lënduar nga tërmeti në Türkiye
Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se dy studentë janë lënduar në tërmetin që goditi Türkiyen në orët e para të mëngjesit. Studentët e lënduar janë pjesë e një grupi studentësh që po qëndron në Türkiye në kuadër të programit “Erasmus Plus”.
“Përfaqësitë tona pasi u informuan, kontaktuan nëntë nga qytetarët tanë që ndodhen në rajonin e goditur nga tërmeti. Bëhet fjalë për tetë studentë dhe një mentor/mësues të tyre, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Türkiyes në kuadër të programit “Erasmus Plus”. Si pasojë e tërmetit, dy nga nxënësit kanë pësuar lëndime fizike: një student ka lëndime më të rënda – frakturë që aktualisht është në kujdes nga personeli mjekësor, duke u rikuperuar – ndërsa nxënësi i dytë ka lëndime të lehta. Asnjë nga studentët dhe mentori nuk janë në rrezik”, thotë Ministria e Jashtme.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për shtetas të tjerë tanë që janë në rrezik ose që kanë nevojë për ndihmë.
Ministria e Jashtme njofton se pas instruksionit të MPJ-së, tashmë në rajon është dërguar një diplomat nga Ambasada në Ankara për të ndihmuar në evakuimin e studentëve nga qyteti Kahraman Marash, si dhe për të siguruar informacione direkt nga terreni, në zonat më të goditura. Ata gjithashtu kanë publikuar numrat ku mund të kërkohet ndihmë 24 orë në ditë: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Istanbul dhe SOS telefon i MPJ-së në Shkup, +38975273732.
12:32 Dëmtohet seriozisht infrastruktura energjetike në Kahramanmaraş
Tërmeti që goditi Türkiyen në orët e hershme të së hënës, shkaktoi dëme serioze në infrastrukturën energjetike në qytetin turk Kahramanmaraş, tha ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez.
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë ndodhi në qarkun Pazarcık në qytetin Kahramanmaraş dhe ka prekur gjithashtu disa qytete fqinje. Numri i jetëve të humbura në Türkiye deri më tani ka arritur në 284 dhe 2.323 janë të plagosur.
Dëme janë shkaktuar në linjat e transmetimit të energjisë elektrike si dhe në linjat e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror, tha ministri Dönmez.
Dönmez konfirmoi se dëmtimi i linjës kryesore të transmetimit të gazit natyror në qarkun Turkoglu të Kahramanmaraşit afër epiqendrës, ishte një nga infrastrukturat më të dëmtuara.
“Kjo është linja jonë kryesore e transmetimit që transporton gazin natyror në Gaziantep, Hatay dhe Kilis, veçanërisht në Kahramanmaraş. Mund të ketë ndërprerje në këto provinca”, tha ai.
Ekipet po punojnë për riparimin e linjave të dëmtuara, tha ai, duke shtuar se rreth 30 nënstacione që i përkasin Transmetimit të Energjisë Elektrike të Türkiye-s (TEIAS) pësuan dëmtime në shkallë të ndryshme.
“Kemi dërguar termocentrale mobile në rajon. Veçanërisht, do të përpiqemi të furnizojmë me gaz natyror dhe energji objektet si spitale, kuzhinat dhe furrat e bukës, si me metodën e transportit të gazit natyror të kompresuar (CNG) ashtu edhe me gjeneratorë mobil”, tha Dönmez.
11:51 Sërish tërmet në rajonin Kahramanmaraş
AFAD njoftoi se një tërmet me magnitudë 7.6 ka ndodhur në orën 13.24, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Elbistan i Kahramanmaraş.
Büyüklük:7.6 (MW)
Yer:Elbistan (Kahramanmaraş)
Tarih:06-02-2023
Saat:13:24:47 TSI
Enlem:38.089 N
Boylam:37.239 E
Derinlik:7 km
Detay:https://t.co/MtzzDd20HE— AFAD Deprem (@DepremDairesi) February 6, 2023
11:45 Forcat e Armatosura të Türkiye-s kanë hapur një korridor ajror për ndihmë.
Millî Savunma Bakanı Hulusi Akar, beraberinde Genelkurmay Başkanı Org. Yaşar Güler ve Kara Kuvvetleri Komutanı Org. Musa Avsever ile deprem bölgesine hareketinden önce Etimesgut’taki 11’inci Hava Ulaştırma Ana Üs K.lığında hazırlıkları inceledi.https://t.co/tKti0k8xjy#MSB pic.twitter.com/J4m1mI5aaE
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) February 6, 2023
Forcat e Armatosura të Türkiye-s kanë hapur një korridor ajror për të transferuar ekipet e kërkim-shpëtimit në rajonet e goditura nga tërmeti në jug të vendit, raporton Anadolu.
Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar në komandën e bazës së 11-të të trafikut ajror po monitoron aktivitetet e ndërmarra pas tërmetit.
“Kemi mobilizuar avionët tanë për të dërguar ekipe mjekësore, ekipe kërkimi dhe shpëtimi dhe automjete në rajonet e prekura nga tërmeti. Kemi maksimizuar gatishmërinë e avionëve tanë për të ofruar transportin e nevojshëm”, tha Akar.
Një numër i madh avionësh transporti, përfshirë avionët transportues TAF A400m, transportojnë ekipe kërkim-shpëtimi dhe automjete në rajon. Në korridorin e ndihmës ajrore marrin pjesë edhe avionët e ambulancës.
Akar deklaroi se edhe në radhët e ushtarëve ka viktima nga tërmeti. “Forcat e armatosura vazhdojnë të përcaktojnë dëmet dhe viktimat në radhët e tyre. Fatkeqësisht kemi tre dëshmorë dhe të lënduar”, tha ai.
Kujtojmë se të paktën 284 persona humbën jetën dhe 2.323 janë plagosur në dhjetë provinca nga tërmeti i fuqishëm që goditi pjesët jugore të Türkiye-s të hënën në mëngjes.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar mbi tërmetin shkatërrues në Türkiye dhe Siri, duke theksuar se një mision shpëtimi solidariteti do të niset për në Türkiye.
Në rrjetin social Twitter, kryeministri Rama shkruan se është i pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Türkiyes dhe Sirisë.
“Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Türkiye”, shkruan Rama.
Ndërkohë, sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën.
“Bazuar në komunikimin me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Türkiye (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas autoriteteve turke, të paktën 284 persona humbën jetën dhe 2.323 të tjerë u lënduan si pasojë e tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.4 ballë sipas shkallës së Rihterit që goditi rajonet jugore të Türkiyes herët në mëngjes.
Tërmeti ka shkaktuar qindra viktima dhe të lënduar edhe në Siri