Do mbyllet “Tik Tok”-u? Ngjarja e rëndë, Nikolla bën paralajmërimin: Ligji…
Kryeparlamentarja Nikolla ka reaguar mbi vetëvrasjen e nënës së katër fëmijëve në Sukth të Durrësit pas bullizimit dhe denigrimit që i është bërë në ‘Tik-Tok’.
Nikolla shprehet se do të ketë ashpërsim të legjislacionit të Kodit Penal për mediat online, krimet kibernetike dhe fyerjet në rrjetet sociale.
“Një nënë e katër fëmijëve, u vetësakrifikua për shkak të denigrimit në mediat sociale. U bëj thirrje organeve të drejtësisë t’u japin shkaktarëve dënimin maksimal, të merituar. Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale. Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë më shpejt, me më shumë forcë dhe efiçience për parandalimin e rasteve të tilla”, shkruan Nikolla.