Dinamika/ Sulmi me mbi 15 të vrarë në Pragë, autori kaloi nëpër korridoret e Fakultetit me armën në dorë, si tentuan të shpëtojnë studentët
Praga është tronditur mesditën e sotme nga një sulm i armatosur, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën të paktën 15 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 30 të tjerë.
Sipas raportimit të mediave vendase, thuhet se autori ka hyrë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Pragës, ndërsa në duar mbante armën, që dyshohet ishte snajper. Autori ka kaluar me armën në dorë nëpër korridoret e Fakultetit duke terrorizuar studentë dhe stafin akademik.
Më pas thuhet se ai është ngjitur në katin e katërt, ku dhe dyshohet se ka qëlluar prej së largu. Nxënësit të kapur në panik kanë tentuar që të shpëtojnë duke u fshehur jashtë dritareve, në parvaze, apo edhe duke tentuar të zbresin nga ballkonet.
Ndërkohë kryebashkiaku i Pragës ka deklaruar se dyshohet se autori dyshohet se ka vdekur pasi ka qëlluar veten me armë dhe më pas ka rënë nga lartësia.