KronikëLajme

“Dëgjova të bërtisnin”- Flet pronarja e banesës në Fresk ku ndodhi krimi në familje

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Freskut, në Tiranë, ku Vehap Faik Cami, 63-vjeç, vrau me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe me pas veten.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur dhe pronarja e banesës ku banonte me qera Faik Cami.

Pronarja deklaroi se Faiku ishte i rregullt me qeranë dhe nuk kishte pasur kurrë probleme me të. Ajo tha se i vëllai nuk banonte në zonë, por kishte ardhur ditën e djeshme, ku pas një zënkë me britma, ndodhi dhe krimi i rëndë.

Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë një konflikt për pronat që dy vëllezërit kishin në Bulqizë.

“I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ne i kemi me qera. Nuk e njohim këtë vëllain. Ky që ishte këtu ishte i rregullt me qeranë. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu”, ka deklaruar ajo.