Dash Sula shkon në Parlament i veshur si mjek dhe me presh në duar, mesazhi i tij
Deputeti i opozitës Dash Sula zgjodhi të vinte me presh në duar ditën e sotme në Parlament. Veshur mban një bluzë të bardhë ku shkruhet sterilizimi, ndërsa në dorë mban pankartën AZHBR.
“Sigurisht që të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se opozita ka që nga data 5 tetor, po mbushen dy muaj, që proteston. Ka një aksion opozitar, përsa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, që kjo maxhorancë i pengon me forcën e kartonit.
Kam ardhur në mënyrë simbolike për t’i treguar maxhorancës se aksioni ynë, i opozitës, nuk është për interesa personale. Kushdo që ta bëjë pis këtë aksion. Aksioni ynë ka nisur nga data 5 tetor dhe do të vazhdojë deri sa të vihet në vend e drejta jonë kushtetuese.”, tha ai.