Lajme

“Berisha po përgatit partinë për atë që do ndodhë”, gazetari tregon prapaskenat…

“Berisha do ta pranojë vendimin e gjykatës më 26 dhjetor”, kështu tha gazetari Ardit Hoxha në emisionin “Review” në Euronews Albania.

Ai shpjegoi se duke parë lëvizjet e fundit të ish-kryeministrit, duket se Berisha po e përgatit Partinë Demokratike për situatën në të cilën mund të gjendet pas dhënies së vendimit.

Sali Berisha
Sali Berisha

“Unë mendoj se zoti Berisha me aktet që ka bërë ditën e djeshme , por edh enë ditën e sotme dhe me organizmin e Partisë Demokratike, në një farë mënyre, pa e thënë po e pranon dhe po e lë të nënkuptuar që masën e arrestit që pritet të jepet në datën 26 dhjetor si vendim nga gjykata do ta respektojë. Të paktën kjo është pritshmëria si gazetar që kaloj një pjesë të madhe të kohës në selinë e Partisë Demokratike. Shtuar këtyre informacioneve, janë edhe këto lëvizjet e fundit, riorganizimi, ndarja me katër rajone, caktimi i katër koordinatorëve të cilët do jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e Partisë. Kjo po bëhet për të përgatitur partinë për këto kushte dhe situatë të re, në të cilën mund të gjendet partia pas datës 26 dhjetor”,-tha gazetari Hoxha.