Lajme

“Berisha po përballet me mitin që ka krijuar për veten”, Kadilli: Mbështetja për Foltoren do të vazhdojë të reduktohet

Sali Berisha po përballet me mitin e vetes së tij që ka krijuar, kështu u shpreh politikani demokrat Fatbardh Kadilli, teksa tha se mbështetja ndaj lëvizjes së tij të quajtur “Foltore” do të vijojë të reduktohet.

Kadilli tha në emisionin “Top Talk” në Top Channel se fakti që thirrjeve për revolucion dhe protesta të Berishës nuk po i përgjigjet askush, tregon se gjithçka që ka krijuar Berisha për veten, si një fitues, njeri i jashtëzakonshëm, është në fakt një mit.

“Berisha po përballet me mitin që ka krijuar për veten”, Kadilli: Mbështetja për Foltoren do të vazhdojë të reduktohet
“Berisha po përballet me mitin që ka krijuar për veten”, Kadilli: Mbështetja për Foltoren do të vazhdojë të reduktohet

“Do të vazhdojë akoma reduktimi për mbështetjen e Foltores. Berisha ka krijuar mitin e vetes, të fituesit, të jashtëzakonshmit. Në 2021 partia u ça, dhe shumë nga ata që e ndoqën i luteshin që të shkonte në kuvend të ballafaqohej me votë me Bashën. Sot ky mit po verifikohet. Dështimi i çdo thirrje për protesta, revolucion, është verifikimi i asaj që është mit.

Ai e di shumë mirë, por ai ia shet pasuesve të tij. Ka një proces gradual për të kuptuar të vërtetat. Personalisht e kuptova kur humbi me 1 milionë vota. Në vitin 2009, në kulmin më të suksesshëm të qeverisë, ne nuk fituam dot, dolëm parti e dytë, mungesa e “consent”-it për Berishën ka filluar që në 1994. Për Fatos Nanon thoshte njeriu i zi, pastaj donte ta bënte president. Për Ilir Metën, çfarë nuk thoshte, nuk shkon kjo në politikë. Sot është dita më e zezë për opozitën”, u shpreh Kadilli.