“Beleri të betohet!”- Gazetari grek: Duhet ta marrë detyrën, le ta humbasë më pas
Redaktori i gazetës Kathimerini, Vasilis Nedos, ishte këtë të mërkurë në një intervistë për Euronews Albania ku tha se Ferdi Beleri duhet të betohet, të marrë detyrën, e më pas le ta humbasë sërish atë. Sipas tij, ky është edhe qëndrimi i qeverisë greke.
Në asnjë moment nuk sipas tij nuk aludohet nëse është i pafajshëm apo jo Beleri, kjo mbetet ende në gjykim, por për sa kohë ai ka qenë pjesë e zgjedhjeve dhe ka fituar, ai duhet të betohet e të marrë detyrën që i është besuar nga komuniteti i Himarës.
“Nuk flasim për momentin, të paktën qeveria greke nuk flet për qeverinë shqiptare, sepse i ka kërkuar shumë hapur qeverisë shqiptare dhe pozicionimi i saj është shkruar në dokumentin e BE-së e cila shoqëron dosjen e Shqipërisë në negociata.
Ka qenë një shkresë e cila ka zhbllokuar ecurinë e integrimit të Shqipërisë dhe të negociatave të Shqipërisë në 15 kapitujt e parë, ndaj dhe objeksioni i Greqisë kush është? U bënë zgjedhjet në Himarë, anëtarët e atij komuniteti kanë zgjedhur Belerin dhe Beleri dihet të ketë të drejtën të betohet. Të marrë detyrën e tij si kryetar bashkie e më pas mund edhe ta humbasë këtë detyrë”, -tha për Euronews Albania gazetari Vasilis Nedos.