Lajme

Begaj dhe Rama i dorëzojnë zyrtarisht shtetësinë shqiptare trajnerit Sylvinho!

Trajnerit Sylvinho i është dorëzuar ditën e sotme zyrtarisht shtetësinë shqiptare. Ceremonia u zhvillua në mbrëmjen gala që është organizuar për të nderuar “më të mirët” e më të mirëve.

Dekreti iu dha zyrtarisht nga presidenti Bajram Begaj, nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Kombëtaren shqiptare për paraqitjen e suksesshme në kualifikueset “Euro 2024”.

“Ndjej nevojën për të falënderuar me gjithë zemër të gjithë ata që e mundësuan klëtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, përgëzimin dua ta filloj nga pak më larg, nga Gianni De Biassi. I cili është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur. Dua ta vazhdoj me Edi Rejan. Të ndaloj një sekondë këtu, me Sylvinhon: E njeh presidentin e Shqipërisë? Presidentin tonë, jo të Brazilit, duhet të vish sepse do të ta prezantoj. Atëherë siç premtuam, sot duam të gjithë së bashku të të japim shtetësinë shqiptare”- u shpreh Rama.

Sylvinho deklaroi se për të është një natë shumë e rëndësishme.

“Është një natë shumë e rëndësishme për mua, për historinë, një djalë nga Sao Paulos ka shkuar në Londër, më pas Barcelona, Manchester, Milano dhe më pas në Tiranë, një vendi i bukur, ju falënderoj të gjithëve, është një nder për të dhënë një kontribut në fushë, komplimente të gjithëve”, tha Sylvinho.