“Banda rrethoi shtëpinë”/ Rrëfimi: Si e shpëtuam Fatos Nanon nga atentati në Tropojë…
Fatbardha Dega ka rrëfyer një prej tentativave për t’i kryer atentat Fatos Nanos në Tropojë në janar të vitit 1992.
Në një rrëfim për gazetaren Rudina Xhunga në ‘DritareTV’, ish-drejtoreshe e bankës shtetërore të Tropojës, ka treguar tmerrin se si bandat e kohes rrethuan shtëpinë ku u strehua Fatos Nano në Tropojë.
“Kur erdhi Fatos Nano në Tropojë për një miting në janar të 1992-shit, ai u strehua në shtëpinë tonë në Bajram Curr. E tërë familja jonë dhe fisi ynë u vu në dispozicion të mbrojtjes dhe nxjerrjes së tij nga Tropoja pa dëmtim. Turma e bandave terroriste të kohës rrethoi shtëpinë tonë për disa orë dhe tentuan 2-3 herë për të hyrë brenda dhe për ta rrëmbyer Fatosin. Pas mesnate ne mundëm ta nxjerrim Fatosin dhe grupin e tij nga Tropoja nëpërmjet Qafës së Luzhës-Krume-Kukës-Tiranë pa pasur asnjë problem”, tregoi Dega.